Vigan Qorrolli, Zv.Ministër i Drejtësisë, i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, në Kanal10, duke diskutuar mbi reformën zgjedhore ka thënë se në Kosovë, besimi më i madh është në politikë sesa në drejtësi, kjo nuk ndodh në vendet tjera.
“Nëse bëni sondazhe do të dal që qytetarët i besojnë më shumë në institucionet politike jo në parti politike sesa në institucionet e drejtësisë”, tha Qorrolli.
Qorrolli tutje ka thënë se 200.000 lëndë në gjykata e prokurori kanë mbetur në sirtarë, pa rezultate.
“Ministria e Drejtësisë ka prodhuar disa reforma gjatë këtij mandati që do të lëjnë gjurmë në drejtësinë kosovare”, tha tutje Qorrolli.
Ai tutje tha që gjatë këtij mandati janë prodhuar 46 ligje dhe shumë koncept dokumente.
“Shumë shpejtë do ta kalojmë ligjin për gjykimin në kohë të arsyeshme i cili do t’i mundësoj qytetarëve që brenda një kohe të zgjidhin problemet e tyre”, tha Qorrolli.