Ministria e Financave ka prezantuar masën 1,2 që ka për qëllim zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike, raporton InLajmi.
Ministri i Financavem Hekuran Murati gjatë prezantimit të kësaj mase tha se është një masë në ndihmë të familjeve me asistencë sociale ku do të kenë mbështetje monetare për blerjen e lëndës djegëse për stinën e dimrit. Murati tha se kjo paketë ndihme parashikon që për një familje prej 4 anëtarësh do të shpërndahen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtar të familjes.
“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh” tha ministri.
Kjo paketë subvencionesh gjithashtu është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe ka një fond prej 5 milionë eurosh. / InLajmi /