Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave siç tha ai të paqëndrueshme e pa fakte nga disa “debatues” apo “analistë”, të cilat njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerve, përcjell InLajmi.
Në reagimin e tij Pacolli shprehet se disa individë po shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendje.
Mungesën në varrimin e Liridonës, Pacolli e arsyeton me një rrugëtim të planifikuar të tij prej 6 muajsh, ndërsa shprehet se nuk munguan në lamtumirën e fundit për Liridonën familjarët e bashkëpunëtorët e tij.
Postimi i tij i plotë:
Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar një ndonjë “imazh”.
Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.
Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)./InLajmi/