Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre.
Pjesëtarët e njësisë elitare të Policisë së Kosovës tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë, e cila pritet të mbahet të shtunën e 9 dhjetorit, shkuran Telegrafi.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se janë në kontakt me ta pasi siç u shpreh ai, aktualisht nuk e di se cilat janë kërkesat e tyre.