Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu lut grave që të lindin më shumë fëmijë dhe t’i rrisin ata si “komunistë”, ndërsa qau duke dhënë këtë mesazh.
“Ndalimi i rënien së nivelit të lindjeve dhe ofrimi i kujdesit e edukimit të mirë të fëmijëve janë çështje familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat”, ka thënë ai duke fshirë lotët me një shami të bardhë.
Kim Jong Un u bëri thirrje për “detyrat shtëpiake”, që përfshinte thirrjen ndaj grave që të forconin pushtetin kombëtar duke bërë më shumë fëmijë.
“Të gjitha nënat duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe detyrat para shoqërisë dhe familjeve me optimizëm për perspektivat e ndërtimit tonë social”, ka thënë ai, shkruan Alsat.m
Edhe pse Koreja e Veriut është nga vendet më të varfra në botë, ndryshimi në strukturën e saj demografike është e ngjashme me atë në vendet e pasura.