Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në përvjetorin e Pavarsisë së Finlandës i cili u shpreh se pati kënaqësinë të ishte pjesëmarrës në festim e organizuar të kësaj dite, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Finlanda njihet si një partner i fortë i Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit.
Tutje ai u shpreh mirënjohës dhe uroi që të kemi marrëdhënie të mira edhe në të ardhmen mes dy vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në përvjetorin e Pavarësisë së Finlandës, pata kënaqësinë që të jem në festimin e organizuar në këtë ditë të veçantë për shtetin dhe miqtë tanë.
Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen!
Gëzuar përvjetorin, Finlandë! /InLajmi/