Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës në të gjitha fushat me theks atë të sigurisë, përcjell InLajmi.
Ndërsa i ka uruar mirëseardhje e punë të mbarë ambasadorit shqiptar, ka kujtuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.
Tutje, shprehet Haradinaj se Shqipëria ishte mbështetse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë e shtetndërtimit.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqesi ta presim në takim njohës, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj.
Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.
Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj. /InLajmi/