Vrasjet në Kosovë sidomos të gjinisë femërore janë rritur shumë, vrasje këto që kanë mobilizuar një shoqëri të tërë duke protestuar, e dënuar këto akte kriminale, raporton InLajmi.
Të marten në mbrëmje me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshet e Prishtinës është protestuar në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.
Pjesmarrësit në protestë kërkuan drejtësi për Liridona Ademajn si dhe për shumë gra tjera si Liridona.
Protestuesit arriten ta thyejnë kordonin e policisë dhe të njëjtit kanë hyrë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Në shenjë revolte protestuesit me pankarta në duar “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara” kanë hedhur edhe tym të zi në drejtim të policisë.
Në protestë u tha se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”/InLajmi/