Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës së tij në Gaza, por është i hapur për “reagime konstruktive” për reduktimin e dëmit ndaj civilëve për sa kohë që këshilla është në përputhje me qëllimin e tij për të shkatërruar Hamasin.
Kështu tha një zëdhënës qeveritar të martën, raporton Reuters.
“Ne po ecim përpara me fazën e 2-të tani. Një fazë e 2-të që do të jetë e vështirë ushtarakisht,” u tha gazetarëve zëdhënësi Eylon Levy, transmeton Klankosova.tv
Forcat izraelite kanë filluar të operojnë në zonën jugore të Rripit të Gazës të drejtuar nga Hamasi, ku popullsia është shtuar nga rreth 1 milion refugjatë nga zonat veriore dhe është përballur me presion të madh ndërkombëtar, duke përfshirë Uashingtonin, për të kufizuar viktimat civile.

















