Paraqitja e Vincent Seger në kampin U-15 të kombëtares suedeze shkaktoi shumë interes nga mediat vendase, ndoshta më i madhi ndonjëherë kur bëhet fjalë për përzgjedhjen më të re të vendeve të lartpërmendura, transmeton InLajmi.
Arsyeja është se 15-vjeçari Vincent është djali i Zlatan Ibrahimoviq dhe mediat thjesht donin të merrnin çdo lloj ekskluziviteti kur bëhet fjalë për pasardhësin e Ibrës.
Por gazetarët u ndeshën me një “mur” sepse suedezët vendosën ta mbrojnë atë sa më shumë.
“Mediat nuk lejohen të flasin me të. Është një gjykim kolektiv që ai nuk duhet të jetë i disponueshëm për mediat. Ai duhet të ketë një hyrje sa më të natyrshme në këtë mjedis”, tha FS Sweden, duke vënë në dukje se të gjithë lojtarët e tjerë ishin në dispozicion, shkruan pink.rs.
Gjithashtu, thuhet se gjatë stërvitjes ai ka qenë shumë larg kamerave dhe se kombëtarja ka bërë gjithçka për ta ekspozuar sa më pak në publik.

















