Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se 5 anëtarë të FSK nga Qendra Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare ishin pjesëmarrës në një trajnim 5 ditor të quajtur “Kërkim-Shpëtimi Urban” në Zvicër, përcjell InLajmi.
Maqedonci u shpreh se pjesëmarrja ishte bërë me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe ishte aprovuar nga Ekipi i Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas ministrit, pjesëtarët e QNTKSH treguan një shkallë të lartë profesionalizmi gjatë këtij trajnimi.
Postimi i plotë:
Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me rradhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.
Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës. / InLajmi/