4 persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ne këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, 2 automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmim.