Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se pas 32 muajsh të qeverisjes së Vetëvendosjes në fushën e shëndetësisë në Kosovë, sfidat dhe dështimet duket se vazhdojnë të krijojnë një situatë të vështirë, përcjell InLajmi.
Zemaj tha se është e papranueshme të shohim një investim të këtij shkalle në një projekt të ri, kur mungesat thelbësore në furnizimin e spitaleve janë kaq të dukshme.
Ai shtoi se mungesa e shiringave, infuzioneve, letër higjenike dhe sapunit tregon për një problem të thellë që duhet të trajtohet menjëherë.
Postimi i plotëi tij:
Pas 32 muaj e 2 javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri.
Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses. Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjenike. Nuk ka as sapun. Marre! /InLajmi/