Gjatë samitit për klimën COP28 të zhvilluar në Dubai, presidentja Vjosa Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, përcjell InLajmi.
Osmani e cilësoi këtë si një mundësi të mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon duke e vlerësuar edhe raportin miqësor ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.
Postimi i plotë:
Një kënaqësi të bisedoja me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen gjatë COP28.
Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në shtetin tonë dhe në rajon. Danimark është një shtet mik me vlera për Kosovën dhe mezi presim vazhdimësinë e punës sonë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta. / InLajmi /
