Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte njëra nga pjesëmarrësit në Samitin Botëror të Klimës COP28 të organizuar në Dubai në të cilin ajo u takua edhe me ish sekretarin e SHBA John Kerry, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit, Osmani u shpreh se e ka informuar Kerry rreth zhvillimeve të fundit për sigurinë në Kosovë dhe gjithashtu ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta.
Postimi i plotë:
Në samitin COP28, u takova me sekretarin John Kerry dhe e informova në zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë dhe theksove rëndësinë e udhëheqjes së SHBA për paqe dhe stabilitet të vazhdueshëm. Gjithashtu e përgëzova në udhëheqjen e tij për çështjet e klimës dhe shpreha gadishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta. / InLajmi /