I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka bërë me dije se është mbajtur ceremonia e përurimit të zyrës së re të Ambasadës së Kosovës në këtë shtet, përcjell InLajmi.
Në këtë ceremonin, Halili njofton se kanë marrë pjesë Donika Gërvalla Shwarz, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës si edhe Ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit, Aliou Sow.
Postimi i plotë:
Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow, Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit. /InLajmi /