DRTK Korçë përmbylli punimet e mirëmbajtjes dhe restaurimin e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë.
Lajmin e mirë e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ndau në rrjetet sociale edhe foto të këtij objekti të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.
“Kur komuniteti dhe institucionet shtetërore bëhen bashkë, ka gjithnjë rezultate të mira”, shkroi online ministrja e Kulturës, duke theksuar se puna u arrit edhe falë mbështetjes së banorëve të zonës, që kanë dëshmuar një ndjeshmëri të lartë ndaj trashëgimisë.
Çatia e kishës së Shën Mërisë në Lubonjë, shfaqte dëmtime të konstruksionit dhe problematika lidhur me lagështinë në brendinë e kishës, shkruan ATSH.
Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë.




















