Banorët në Gazën jugore raportuan për mediat e huaja se Izraeli ka shpërndarë fletëpalosje duke i urdhëruar ata të largoheshin nga lindja e Khan Younis.
Skyneës publikoi dhe fotografi të fletëpalosjeve, drejtuar “banorëve” të al Qarara, Khirbet al Khuza’a, Abasan dhe Bani Suhaila të gjitha në zonën Khan Younis.
Në fletëpalosje shkruhet: “Jeni nën urdhër që të evakuoheni menjëherë dhe të shkoni në strehimoret në zonën e Rafah.
“Qyteti i Khan Younis është një zonë e rrezikshme luftarake.Ne ju kemi paralajmëruar”- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Pavarësisht urdhrave për të evakuuar në Rafah, Reuters ka fotografuar protestat që po ndodhin atje
Fotografët e tyre kapën gjithashtu imazhe të palestinezëve duke ikur nga Khan Younis pas sulmeve.
Duket se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Gazës nuk do të zgjatet më.
Katari ka konfirmuar se negociatat janë në vazhdim pavarësisht përfundimit të pauzës, por që ende nuk ka ndonjë sukses.
Qëllimi i bisedimeve është aritja e një armëpushim, tha ministria e saj e jashtme.
“Përpjekjet e ndërmjetësimit janë “ndërlikuar” nga bombardimi i Gazës këtë mëngjes” bëri me dije ministria e Jashtme të Katarit.
Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të lëvizin sa më shpejt për të ndaluar dhunën” dhe “katastrofën humanitare”, shkruan Euronews.al.
“Katari shpreh keqardhjen e tij të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës pas përfundimit të pauzës humanitare, pa arritur një marrëveshje për ta zgjatur atë”, thuhet në deklaratë.