Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestaur 2 persona të dyshuar për vrasjen e Marigona Murselit gruas së vrarë 2 ditë më parë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Arrestimin e ka konfirmuar për InLajmin Flora Ahmeti e cila tha se ekipi i egzaminimeve policore ështē duke kryer bastisje në 2 lokacione në Gjakovë.
Postimi i plotë i saj:
Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e 2 personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në 2 lokacione në Gjakovë”, tha Ahmeti /InLajmi/