Me 1 Dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të mbetet një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë për Ditën Botërore të HIV/AIDS.
Ndryshe Dita botërore kundër AIDS është një ditë që kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar mbi AIDS-n, kur u fol shumë lidhur me tolerancën, shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojën në luftën kundër tij./InLajmi/