• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Shala: PDK se voton Fondin Sovran, bie ndesh me parimet e ekonomisë së tregut të lirë

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Mosdekretimi i kryeprokurorit, Shala: Presidentja mos të qaj e të vajtojë se është kërcënuar
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të qershorit të këtij viti Qeveria e Kosovës kishte miratuar projektligjin për Fondin Sovran.

E vetëm disa ditë më vonë më saktësisht më 13 qershor i njëjti u votua edhe në Kuvend në lexim të parë.

I njëjti pritet që të hidhet në votim në seancën e së enjtes për lexim të 2-të.

Për Fondin Sovran, vendimin e Kushtetueses për faljen e tatimit në pronë, shtyrjen e regjistrimit të popullsisë e çështje të tjera ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i PDK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Deputeti Shala: PDK se voton Fondin Sovran, bie ndesh me parime të ekonomisë së tregut të lirë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala në një intervistë ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të votojë kundër projektligjit për Fondin Sovran.

Sipas tij, ligjet që kanë ndikim të rëndë ose substancial në ekonomi po punohen shpejtë dhe se ligje të tilla po bëhen me ide të caktuara që janë krejtësisht jo kushtetuese.

Shala, ka treguar se me çka bie ndesh ky projektligj.

“Fondi Sovran tashmë draft-ligj bie ndesh me shumë parime të ekonomisë së tregut të lirë, bie ndesh me parimin e konkurrencës, bie ndesh me parimin e legjislacionit aktual në fuqi, bie ndesh me parimin e menaxhimit të resurseve nacionale siç janë resurset minerare, por bie ndesh edhe me parimin e transformimit të pronës shoqërore sepse në kuadër të Fondit Sovran inkorporohen edhe asetet e AKP-së, të ndërmarrjeve publike dhe shumë asete të tjera të cilat do të mund të ishin katalizator i zhvillimit ekonomik. E, kështu siç po pretendohet do të jenë brenda një kornize të menaxhuar politikisht të centralizuar, pra ekonomi e centralizuar e cila tashmë është treguar në gjithë globin si ekonomi e dështuar”, ka deklaruar.

Deputeti Shala, ka treguar se PDK nuk e voton këtë projektligj dhe se janë duke e shqyrtuar që ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Jo, ne nuk mund ta votojmë këtë. Bile, mund të them me përgjegjësi të plotë që grupet e ekspertëve janë duke e analizuar në hollësi dhe mund të përfundojë në Kushtetuese. Megjithatë, ne kemi shprehur qëndrimet tona publike dhe jemi kundër miratimit të këtij ligji sepse e thash nuk është ligj zhvillimor, është ligj i cili do të sjellë më shumë pasoja për ekonominë e vendit”, ka thënë Shala.

Falja e 100 eurove për tatimin në pronë, Shala: Komunat duhet të rimbursohen, Qeveria po tregohet selektive

Një javë më parë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Qeverisë sa i përket faljes së tatimit në pronë.

Sipas këtij vendimi, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

Ndërsa, Qeveria u ka dhënë afat komunave që të vendosin deri më 8 dhjetor të këtij viti për faljen e tatimit në pronë.

Por, kryetarët e komunave janë ankuar pasi që sipas tyre nëse Qeveria nuk i rimburson për faljen e 100 eurove ato do të dëmtohen.

Lidhur me këtë deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se Qeveria po tregohet selektive mbi pushtetet lokale ku udhëheqin partitë opozitare.

“Qeveria ka pasur dhe ka mjete financiare, ka pasur dhe ka rrugë alternative ligjore nëse ka për qëllim të subvencionojë pushtetet lokale apo edhe qytetarët, ata që janë taksapagues të tatimit në pronë, por jo të ndëshkojë direkt buxhetin vetanak të pushteteve lokale ku do të kenë problem të madh sa i përket realizimit të projekteve të planifikuara afat-shkurtra pse jo edhe afat-gjata dhe në këtë relacion është e pakuptueshme se si Ministria e Financave duke pas mjete të mjaftueshme në portfolien e saj tashmë po bën lojëra të tilla, makinacione të tilla që në esencë e ka komplikuar shumë situatën e buxhetit lokal”, ka deklaruar deputeti Shala.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i rimbursojë komunat.

“Nuk ka logjikë as ekonomike e as juridike të falësh pjesë të mjeteve financiare të cilat janë direkt pjesë e buxhetit komunal. Pra, Qeveria do të duhej nëse e ka atë ide të shëndosh të i rimbursoj sepse ato mjete janë të destinuara për pushtetin lokal”, ka shtuar ai.

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, Shala: Qeveria shifrat e dështuara do t’i mbulojë me liberalizim të vizave

Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë regjistrimin e popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ani, pse i njëjti ishte paraparë që të fillojë më 1 nëntor të këtij viti.

Për deputetin e PDK-së, Ferat Shala shtyrja e këtij procesi përveç që është lajm i keq, ndikon edhe në çështjen e planifikimit dhe operimit ekonomik, social dhe njerëzor.

Sipas tij kryeministri Albin Kurti këtë po e bën për interesa politike.

“Në këtë relacion ikja e regjistrimit të popullatës ka konotacion edhe ekonomik edhe social, por edhe politik. E, këtë të fundit kryeministri po mundohet ta përdor dhe ta shtyjë aq më shumë për interesa të ngushta politike të vendit” , është shprehur ai.

Por, thotë se shifrat që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë do të mbulohen nga Qeveria me liberalizim të vizave.

“Definitivisht shifrat e largimit të rinjve janë alarmante dhe viti i ardhshëm do të jetë vit i liberalizimit dhe këtu pastaj Qeveria do të orvatet që shifrat e dështuara t’i operacionalizojë apo t’i mbulojë me çështjen e liberalizimit apo të lëvizjes së lirë dhe duke e minimizuar ikjen e madhe që ka ndodhë në tri vitet e fundit që statistikat gjermane thonë se vetëm në 3 vitet e fundit vetëm në Gjermani kanë hyrë rreth 95 mijë shtetas nga Republika e Kosovës, pra këto shifra do të mund të mbuloheshin pas fillimit të liberalizimit dhe në këtë relacion Qeveria po orvatet që këtë afat të regjistrimit të popullatës ta bartë vitin e ardhshëm”, ka shtuar Shala.

Ferat Shala: Qeveria të ndryshojë, jam skeptik që do të ketë rritje ekonomike më 2024

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherit deputet i PDK-së, Ferat Shala në një intervistë për Front Online ka thënë se është skeptik që në vitin e ardhshëm do të ketë rritje ekonomike.

Dhe këtë e thotë për shkak se këtë vit ka pasur shkallë të ulët në investime kapitale.

Ani pse deklaron se mjete ka mjaftë por se po shkojnë në kategori sociale me anë të ndihmave.

“Mjete ka mjaftë por krejt shkojnë në kategori sociale me anë të ndihmave. Do të thotë ne jemi relativisht skeptik sa i përket trendit të rritjes ekonomike sepse nuk po shohim seriozitet në planifikim, në shpërndarje të mjeteve, në investime kapitale, në thithjen e investitorëve strategjikë, nuk po shohim seriozitet në heqjen e sanksioneve që faktikisht mekanizmat ndërkombëtarë na i kanë vendosur”, ka shtuar ai.

Deputeti Shala, thotë se pret që kjo Qeveri të ndryshojë në mënyrë që të hiqen edhe sanksionet nga Bashkimi Evropian, në të kundërtën vitin e ardhshëm do të ketë regres.

“Kur Bashkimi Evropian dhe shtetet më të mëdha ekonomike, fuqia ekonomike të vë sanksione zhvillimore ekonomike në fonde ne definitivisht është si me thënë anomali e madhe logjike të mendosh se do të kemi një zhvillim ekonomik. Presim, që të ndryshojë kjo Qeveri, presim që të lobojë më shumë dhe të jetë e disiplinuar në bashkëpunim ndërkombëtar, presim që të zbuten sanksionet e Bashkimit Evropian dhe dikund rreth 300 milionë euro të zhbllokohen të cilat janë fonde të bllokuara, presim që të ndërroj qasja me investitorët e jashtëm. Në të kundërtën ne do të kemi regres”, ka thënë ndër të tjera Shala

Tags: Ferat ShalaFondi SovranPDK
Postimi i mëparshëm

Çitaku: E tmerrshme, 2 vrasje në Prishtinë brenda 2 orëve

Postimi tjetër

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu