• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Samiti i OSBE-së në Shkup, nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 November 2023
në KRYESORE, Lajme
0 0
0
Samiti i OSBE-së në Shkup, nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
0
SHPERNDARJE
103
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja për një organizatë funksionale në kohë konflikti dhe rritje të tensioneve kanë qenë tema kryesore, për të cilat është diskutuar në darkën joformale në kuadrin e hapjes së samitit të OSBE-së.

Të pranishëm ishin sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia. Në darkë mungoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi delegacioni i Rusisënë Shkup mbërriti të mërkurën (29.11.2023) vonë në mbrëmje.

Blinken: Mbështesim forcimin e demokracisë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në kuadër të samitit takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.

“Ne fuqishëm mbështesim integrimin tuaj euroatlantik, mbështesim punën për forcimin e institucioneve tuaja demokratike, mbështesim punën që bëni për diversifikimin e energjisë së rajonit dhe më gjerë që do të ketë ndikim të madh. Në gjithë këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen e SHBA-së si partner i fuqishëm. Kjo është një ndër arsyet përse jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe të tregoj se sa e vlerësojmë partneritetin që e kemi”, theksoi Blinken.

Osmani: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës

Kryesuesi i OSBE-sëdhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, kanë dënuar fuqishëm agresionin ushtarak rus dhe shprehën mbështetje të fuqishme për popullin ukrainas.

“Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve demokratike. Dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak rus, i cili paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në botë”, u shpreh Osmani.

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Samitin e Shkupit sepse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar. Nga Shkupi duhet t’ia përcjellim mesazhet Kremlinit, tha diplomati europian Josep Borell.

“Ky është një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë se pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë kreut të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, deklaroi Borrell.

Borrell tha, se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, të cilat vendosën ta bojkotojnë Samitin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por ai e kupton edhe Shkupin për vendimin për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi i Shkupit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi Borrell.

Burime diplomatike në Shkup bëjnë me dije se delegacioni rus në Samitin e OSBE-së do të ketë deri 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.

Ministrat pjesëmarrës në Samitin e Shkupit njëzëri dënojnë Rusinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbok, deklaroi, se po udhëton për në Shkup që t’i kundërvihet “çmendurisë imperialiste ruse”, duke shtuar se Evropës i duhet më shumë bashkëpunim dhe siguri. Ajo theksoi, se i kupton vendet baltike dhe Ukrainën për problemin që e kanë të ulen në të njëjtën tavolinë me Lavrovin, por edhe shtoi se ka për qëllim që të bëjë gjithçka që është e nevojshme që ta pengojë Rusinë që ta shkatërrojë OSBE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës Elina Valtonen vlerëson se Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë mundësi që vendet ta tregojnë mbështetjen për Ukrainën dhe ta dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë. Ajo theksoi se Rusia me këtë luftë i ka shkelur parimet themelore të përbashkëta, në bazë të së cilës bazohet OSBE-ja.

Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

Sekretari i departamentit amerikan Blinken pas darkës u largua nga Shkupi për të udhëtuar për në Izrael, shkruan Deutsche Welle.

Nga Shkupi u largua edhe kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell. Kjo nënkupton se në Samitin e OSBE-së në Shkup nuk do të ketë takime të drejtpërdrejta midis Blinken, Borrell dhe ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov.

Tags: Anthony BlinkenJosep BorrellSamiti i ShkupitSergej Lavrov
Postimi i mëparshëm

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale

Postimi tjetër

Dodik: Vuçiqi është i paprekshëm, kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Të ngjajshme Postime

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë
Bota

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!
Shqipëri

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete
Bota

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje
Bota

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Postimi tjetër
Dodik: Vuçiqi është i paprekshëm, kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Dodik: Vuçiqi është i paprekshëm, kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu