• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rritja e kriminalitetit, Zemaj: Siguria në vend e brishtë, shteti jo funksional

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Rritja e kriminalitetit, Zemaj: Siguria në vend e brishtë, shteti jo funksional
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e VV-së dhe LDK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre për rastet e vrasjeve që kanë ndodhur së fundi në vend, sidomos ai i të mërkurës mbrëma, ku ndodhi një plaçkitja e një familje gjatë lëvizjes me veturë në rrugë në kryeqytet dhe më pas u vra gruaja që gjendej në veturë bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke folur për Gazeta Blic për këtë çështje, për sigurinë në vend drejton gishtin nga Qeveria.

“Është evidente kur krijohet perceptimi që shteti është jonfunksional ose siguria proklamohet e brishtë dhe fokusi nuk është në sigurinë e brendshme po me këtë demagogji që e ka përdorur qeveria në sigurinë e jashtme, edhe pse ka mekanizma të tjerë, siç është NATO, KFOR-i, dhe të tjerë që ndihmojnë dhe përkujdesen për Kosovën, grupe të frustruara, individë të caktuar, nga situata ekonomike por edhe nga situata e rënduar kohëve të fundit janë rritur rastet e kriminalitetit, kjo është tepër shqetësuese”, thotë ai.

Sipas tij, si arsye është paaftësia e Qeverisë për të mbështetur Policinë e Kosovës.

“Paaftësia për të menaxhuar apo mbështetur Policinë e Kosovës që ata të jenë më vigjilentë dhe më intervenues ndaj rasteve të rënda kriminale. Kemi rastin në Suharekë, ku në pikë të ditës, në një qytezë të vogël dhe rastet e natës së mbrëmshme që janë tepër shqetësuese, që janë indikacion se duhet të rritet vigjilenca e sigurisë, masat e sigurisë, por duhet të ketë edhe përkrahje për institucionet e sigurisë”, vlerëson Zemaj.Deputeti i LDK-së thotë se duhet të veprohet por qeveria ka hequr dorë nga përkrahja dhe luan me ndjenjat e policëve dhe sektorëve tjerë të sigurisë.

“Sigurisht që duhet të veprohet por kur kemi një qeveri e cila ka hequr dorë kushtimisht nga përkrahja dhe luan me ndjenjat edhe të policëve por edhe të sektorëve të tjerë të sigurisë, atëherë brishtësia vetëm sa rritet dhe krijohet hapësirë për grupet kriminale”, deklaron Armend Zemaj.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Visar Korenica, situatën e sheh tejet shqetësuese, teksa kërkon nga policia e prokuroria që t’i dërgojnë prapa grilave kryesit e këtyre krimeve.

“Shumë shqetësuese. Çdo lajm i tillë kushdo prej nesh që e marrim vesh është i hidhur. Uroj të mos kemi kësi lloj raste. Shpresoj që të kapen sa më parë ata që e kanë bërë këtë krim dhe i bëj ftesë policisë dhe prokurorisë që njerëzit që bëjnë këto veprime të përfundojnë prapa grilave. Ju shpreh ngushëllime familjeve që e kanë humbur më të dashurën e tyre”, shprehet ai.

Ai flet edhe lidhur me arsyet se pse po ndodhin raste të tilla.

“Nuk janë në profesion të psikologut për të dhënë shpjegime profesionale por janë nga natyra të ndryshme, por unë refuzoj të deklarohem në kuptimin mediatik që të përflitet shumë për vetëvrasje, sepse nuk i kontribuon shumë situatës por rasti i djeshëm sa i përket plaçkitjes, këtu duhet të reagojnë sa më parë organet e rendit dhe njerëzit e tillë të përfundojnë sa më parë prapa grilave dhe uroj që askujt të mos i ndodhë kjo”, potencon deputeti i VV-së.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani, e sheh tejet shqetësuese situatën, teksa vlerëson se institucionet e sigurisë duhet të veprojnë urgjentisht.

Ai thotë se situata është alarmante dhe e papranueshme.

“Është shqetësuese ajo që është duke ndodhur në vendin tonë dhe besoj që të gjitha institucionet e sigurisë duhet të jenë më të vëmendshme dhe të marrin hapa urgjentisht që siguria e vendit të jetë shumë më nivel, për shkak që vetëm këtë periudhën e fundit kemi pasur raste me vrasje, me aksione tjera që i kemi parë bashkërisht dhe besoj që ka filluar të bëhet një dukuri që po sjell dhe vdekje dhe besoj që është gjendje alarmante, kështu që besoj se institucionet e sigurisë duhet të merren, d.m.th kjo është punë profesionale e atyre që merren me sigurinë por ajo që është duke ndodhur është e papranueshme dhe duhet të ketë reagim të menjëhershëm të institucioneve duke vlerësuar se ku janë pengesat ose arsyet që jemi në këtë situatë”, deklaron deputeti Rrahmani.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa erdhi në seancën e Kuvendit, nuk u deklarua për media për këtë çështje, megjithëse iu kërkua një deklarim lidhur me këtë.

Tags: Armend ZemajEman RrahmaniKriminaliteti
Postimi i mëparshëm

“Trashëgimia kulturore në shek. XXI”, Margariti në konferencën e UNESCO-s

Postimi tjetër

Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu