• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 9 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kërkohet, por a do të ketë afat shtesë për riregjistrimin e makinave në veri?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Vendimi i ri për targat RKS, Ministria e Brendshme sqaron detajet
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut ka kërkuar sërish nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës që të shtyjë edhe për 15 ditë afatin për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë sqaroi se një kërkesë e tillë është dërguar tek autoritetet qendrore për shkak se është vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

“Ka disa vetura me probleme teknike. Nëse makinat kanë probleme teknike, qytetarët nuk mund të marrin konfirmimin brenda ditës që vetura punon dhe nuk mund të marrin sigurimin. Ne kemi vërejtur një problem teknik dhe për këtë kemi kërkuar nga Ministria [e Brendshme] që të shtyhet afati, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë kështu”, tha ai.

Që nga 1 nëntori 2023, qytetarëve të katër komunave veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok u është dhënë afati i fundit, njëmujor, për riregjistrim të automjeteve të tyre nga targat KM (Mitrovica e Kosovës) në RKS.

Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë, qarkullimi i makinave me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se 10 vjet më parë.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 vetura me targa KM. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, muajin e fundit janë riregjistruar në targa RKS afër 4.000 makina.

Elshani tha se nëse MPB-ja nuk miraton kërkesën për zgjatjen e afatit për riregjistrim, Policia e Kosovës nga 1 dhjetori nuk do të lejojë lëvizjen e makinave me targa KM.

“Do të ndalen nga policia e rregullt (jo nga njësitë speciale të policisë që janë prezentë në veri të Kosovës). Do të merren targat, do t’i shqiptohet gjoba prej 150 euro. Nëse qytetarët vozisin pa targa, makinat e tyre do të sekuestrohen”, tha Elshani.

Çështja e targave KM është aktualizuar që nga viti i kaluar dhe ka shkaktuar një sërë krizash në veri të Kosovës, daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta e vendosje të barrikadave.

Tags: Ministria e Punëve të BrendshmeTargat RKSVeton Elshani
Postimi i mëparshëm

Hasani: Për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit, Serbia duhet të njoh Kosovën

Postimi tjetër

Lavrov: Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së

Të ngjajshme Postime

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro
KRYESORE

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët
KRYESORE

Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

8 January 2026
Keqpërdorimi i Mazrekut dhe Berishës, shkaktuan dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro
KRYESORE

Keqpërdorimi i Mazrekut dhe Berishës, shkaktuan dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro

8 January 2026
AME: Situata e vërshimeve shënon përmirësim pas fillimit të reshjeve të borës
KRYESORE

AME: Situata e vërshimeve shënon përmirësim pas fillimit të reshjeve të borës

8 January 2026
Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme
KRYESORE

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

7 January 2026
Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu
KRYESORE

Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

7 January 2026
Postimi tjetër
Lavrov: Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së

Lavrov: Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së

Lajmet e fundit

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

8 January 2026
Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

8 January 2026
Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

8 January 2026
Zjarr në një objekt në Prishtinë

Zjarr në një objekt në Prishtinë

8 January 2026
Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

8 January 2026
Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

8 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu