Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Kosova dhe Shqipëria kanë pësuar ndryshime në listë.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përparuara për katër vende në renditjen e re të FIFA-s që është publikuar të enjten.
Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur për në pozitën e 101-të me 1202.77 pikë.
Shqipëria ndërkohë ka pësuar rënie. Ka rënë nga pozita e 59-të në atë të 62-të.
Në renditjen e parë ka ndryshim vetëm pozita e tretë të cilën tani e ka marrë Anglia që pozicionohet pas Argjentinës e Francës, shkruan lajmi.net.
Belgjika, Brazili, Holanda e Portugalia zënë pozitat vijuese në top 10-she.