Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, në seancën plenare në emër të GP ka folur për Raportin e Progresit për Kosovën, ndërsa është shprehur se ky është raporti më pozitiv nga ato parapraket, raporton InLajmi.
Sipas saj, raporti i KiE-së adreson progresin që Kosova ka shënuar në shumë fusha, me theks në fushën e ekonomisë.
“Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian, raporti, megjithatë, kërkon shqyrtim kritik”, tha ajo.
Tutje, deputetja Ujkani, theksoi se megjithë adresimin e progresit, raporti në fjalë nuk pasqyron plotësisht përpjekjet e qeverisë tonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane./InLajmi/