• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Stoltenberg “ka besim” se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
29 November 2023
në Bota
0 0
0
Stoltenberg “ka besim” se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se ai ka besim se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Ukrainën pavarësisht kundërshtimeve të një numri ligjvënësish amerikanë për miratimin e më shumë fondeve për Ukrainën.

Duke folur me gazetarët përpara fillimit të bisedimeve 2 ditore me ministrat e jashtëm të NATO-s në Bruksel, zoti Stoltenberg vlerësoi atë që ai e quajti mbështetje të pashembullt ushtarake të aleatëve NATO-s për Ukrainën në përgjigje të agresionit të Rusisë.

“Sfida tani është se ne duhet ta ruajmë këtë mbështetje”, tha zoti Stoltenberg.

Ai e konsideroi mbështetjen e Ukrainës si detyrim të NATO-s, duke thënë se një fitore ruse në Ukrainë do të ishte një “tragjedi për ukrainasit” dhe e rrezikshme për anëtarët e NATO-s.

Stoltenberg u takua me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken para fillimit të bisedimeve të nivelit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ne do të riafirmojmë fuqishëm mbështetjen tonë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon të përballet me agresionin e Rusisë”, u tha Blinken gazetarëve në një paraqitje të përbashkët me zotin Stoltenberg.

Të mërkurën, Sekretari Blinken do të udhëheqë delegacionin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, anëtare e NATO-s, e cila është organizatore e një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që do të mbahet në Shkup më vonë këtë javë.

Shtetet e Bashkuara do të organizojnë samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik të vitit 2024. Sekretari Blinken do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit me homologët e tij ndërsa aleanca feston 75 vjetorin e themelimit vitin e ardhshëm.

Këshilli NATO-Ukrainë

Kryediplomati amerikan do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e parë ministror të Këshillit NATO-Ukrainë, ndërsa Kievi aspiron të bëhet anëtar i NATO-s.

“Këshilli mbështet partneritetin e ngushtë të Ukrainës me NATO-n”, tha Jim O’Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. “Aleatët do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u vetëmbrojtur për sa kohë që Rusia vazhdon agresionin”, shtoi ai.

Këshilli NATO-Ukrainë u inaugurua në Samitin e NATO-s në Vilnius më 12 korrik, ku ishin të pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski dhe udhëheqësit e vendeve anëtare të aleancës perëndimore.

Ai u mblodh për herë të dytë në fund të korrikut për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Detin e Zi pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja mbi eksportin e grurit ukrainas.

Takimi i 3-të u mbajt në tetor, në të cilin u diskutua ndihma thelbësore për Ukrainën dhe afrimi i standardeve të ushtrisë së Ukrainës me ato të NATO-s.

Këshilli NATO-Ukrainë është organi i përbashkët, në të cilin vendet e NATO-s dhe Ukraina ulen si pjesëmarrës të barabartë për të çuar përpara dialogun politik.

Ballkani Perëndimor

Në një nga seancat në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Një e ardhme e qëndrueshme dhe e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, demokraci shumë-etnike dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, tha zoti O’Brien.

Zyrtarët e NATO-s kanë pohuar përkushtimin e aleancës për të ruajtur sigurinë dhe për të kontribuar në një stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Deklarata u bë në përgjigje të paralajmërimit të Presidentit Zelenski në fillim të këtij muaji, se Ukraina ka informacione, që sugjerojnë se Rusia ka një plan për destabilizimin e Ballkanit.

Duke folur më 21 nëntor në Shkup, gjatë ndalesës përfundimtare të turneut në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg deklaroi se aleanca po monitoron nga afër aktivitetet e Rusisë në rajon. Por ai tha se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim ushtarak ndaj një anëtari të NATO-s në rajon.

Maqedonia e Veriut dhe takimi i OSBE-së

Pasi qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të pezullonte përkohësisht masën e ndalimin e fluturimeve nga Rusia për të lejuar zbritjen e aeroplanit të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Shkup për takimin ministror të OSBE-së, zoti Lavrov tha të hënën se do të merrte pjesë në këtë takim nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për kalimin e delegacionit rus.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ai nuk pret që Sekretari amerikan i Shtetit të ketë një takim me homologun e tij rus gjatë takimit ministror të kësaj jave.

“Nuk e presim një gjë të tillë”, tha zyrtari amerikan i pyetur për mundësinë e një takimi Blinken-Lavrov në Shkup.

Kur u pyet në lidhje me bojkotimin e takimit nga Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania për shkak të pjesëmarrjes së ministrit rus Lavrov, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha: “Ne padyshim respektojmë të drejtën e çdo vendi për të marrë vendim mbi pjesëmarrjen apo bojkotimin e një takimi. Ne mendojmë se ky është një forum i dobishëm për t’u angazhuar me anëtarët e OSBE-së dhe për këtë arsye ne do të marrim pjesë në këtë takim.”

Sanksionet e Maqedonisë së Veriut kundër Rusisë do të mbeten në fuqi për të gjitha fluturimet e tjera.

Shumica e vendeve evropiane ndaluan fluturimet nga Rusia pas fillimi të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien nuk pranoi të komentonte mbi mundësinë e një komunikimi mes kryediplomatit rus Lavrov, nëse ai merr pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup, dhe delegacionit të Shteteve të Bashkuara, por i tha Zërit të Amerikës gjatë një interviste me telefon se Sekretari Blinken do të ketë një “diskutim të mirë” me homologët e OSBE-së për “mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”, shkruan Zëri i Amerikës.

Një pjesë e të dhënave për këtë artikull është marrë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Tags: Anthony BlinkenBallkani PerëndimorJens Stoltenberg
Postimi i mëparshëm

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit nderuan dëshmorët pranë monumentit “Nënë Shqipëri”

Postimi tjetër

Dështim edhe në Kuvend, Krasniqi: Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët!

Të ngjajshme Postime

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare
Bota

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Bota

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen
Bota

Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

25 July 2025
Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Bota

Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike

25 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Postimi tjetër
Krasniqi: Sanksionimi i ministrave është një alarm që duhet të merret seriozisht

Dështim edhe në Kuvend, Krasniqi: Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu