• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 29 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
29 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje
0
SHPERNDARJE
77
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.

“Nuk mendoj se kanë ndonjë arsye (tjetër) për ta kundërshtuar atë; është një gjë pozitive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë serbe dhe bashkë me të, të drejtën për të pasur pasaportë edhe të Kosovës, edhe të Serbisë.

Megjithatë, Filipi ka vetëm pasaportën e Administratës Koordinuese dhe thotë se nuk ka dashur ta marrë atë të Kosovës, sepse shpreson se do të mund të udhëtojë pa viza edhe me pasaportën e Serbisë.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet evropiane të njohura si zona Schengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Serbia ka fituar liberalizimin e vizave në vitin 2009, por me kushtin që të mos zbatohet për poseduesit e pasaportave që i lëshon ajo për qytetarët me vendbanim në Kosovë.

A e dëmton propozimi i Komisionit Evropian integrimin e serbëve?

Pasi Komisioni Evropian paralajmëroi në prill të këtij viti se liberalizimi i vizave, i miratuar për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës, i njëjti organ në mes të nëntorit dha rekomandimin për heqjen e vizave edhe për poseduesit e pasaportave të Administratës Koordinuese, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Qeveria e Kosovës shprehu më pas “shqetësimin” e saj për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftim paraprak.

Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Administratës Koordinuese, sepse e konsideron atë si institucion ilegal.

“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjate (për integrimin e serbëve)”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, më 21 nëntor.

Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Më 24 nëntor, Komisioni Evropian nuk iu përgjigj konkretisht pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me vërejtjet e Qeverisë së Kosovës, por tha se do t’iu përgjigjet.

A kontribuojnë pasaportat e Kosovës në integrimin e serbëve?

Petri nga Graçanica– komunë me shumicë serbe afër Prishtinës ka edhe pasaportë kosovare, edhe serbe.

Ai beson se marrja e ndonjë dokumenti të Kosovës nuk do të thotë integrim thelbësor në sistemin apo shoqërinë e Kosovës, por se, sipas tij, ka të bëjë me “arsye praktike” ose “pamundësi zgjedhjeje”.

“Njerëzit duhet të kenë zgjedhje dhe mundësi të barabarta. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje për t’i integruar serbët duke ofruar cilësi më të mira të jetesës, jo me shantazhe ose duke i kufizuar zgjedhjet”, thotë Petri për Radion Evropa e Lirë.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të cilat i janë ofruar REL-it në fund të tetorit, kërkesat për pasaporta të Kosovës në komunitetet serbe janë rritur gjatë këtij viti.

Interesim të veçantë ka pasur në komunat në veri të Kosovës. Për shembull, në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97 për qind në Leposaviq.

Çfarë thotë sektori civil?

Sektori civil shqiptar dhe ai serb në Kosovë kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta për këtë çështje.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, beson se pajisja me pasaporta lidhet drejtpërdrejt me integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë dhe sistemin kosovar dhe thotë se ky është standard që vlen në të gjitha shtetet demokratike.

“Është një vlerë dhe një parim që duhen mbrojtur dhe zbatuar”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Marrja e shtetësisë së një vendi, shton ai, u mundëson qytetarëve t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, siç është e drejta e votës.

“Kjo lidhje mes shtetit dhe qytetarëve krijon një ndjenjë të interesit të ndërsjellë, ose më saktë, një ndjenjë të thellë të lidhjes mes qytetarëve dhe vetë shtetit”, thotë Miftaraj.

Por, Jovana Radosavleviq, drejtore e Iniciativës së Re Sociale, thotë se “të kesh një pasaportë të caktuar nuk do të thotë integrim”.

“Më duhet të theksoj se problem i madh me të cilin përballemi, është politizimi i çështjes së lëvizjes së lirë të njerëzve. Shtetasit e Kosovës kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë pasaportën mund ta marrin, por nuk e kanë të domosdoshme. Po kështu, nëse dikush është edhe shtetas i Serbisë, ai mund t’i marrë të dyja pasaportat, mund ta marrë ose njërën, ose në fund të fundit asnjërën”, thotë Radosavleviq për REL-in.

Ajo, po ashtu, kujton se sektori civil shqiptar ka qenë i pari që ka kundërshtuar propozimin e KE-së për heqjen e vizave për pasaportat e lëshuara nga Administrata Koordinuese dhe konsideron se diçka e tillë është “shqetësuese”.
Çështja e pasaportave serbe “ndan” sektorin civil

Më 21 nëntor, një grup prej rreth 20 organizatash joqeveritare nga komuniteti shqiptar, përfshirë Institutin e Kosovës për Drejtësi, vlerësoi se heqja e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese do ta dëmtonte procesin e integrimit të serbëve, veçanërisht atyre që jetojnë në veri të Kosovës.

Grupi theksoi se nëse propozimi miratohet, ai do ta dëmtojë rëndë qëllimin dhe zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy vendet kanë rënë dakord në fund të shkurtit të këtij viti.

Me këtë rast u vu theksi te pika e Marrëveshjes lidhur me respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të të 2 palëve.

Disa orë më vonë reagoi sektorit civil serb në Kosovë, duke e konsideruar si “fyes” qëndrimin e kolegëve nga komuniteti shqiptar.

Sipas tij, marrja e pasaportave të Kosovës nuk nënkupton në asnjë mënyrë integrimin e serbëve në shoqërinë dhe sistemin kosovar.

“Asnjë serb i Kosovës më shumë nuk do të integrohet nëse i jepet pasaporta e Kosovës… Kjo rrjedh nga fakti se pasaporta nuk mund të merret pa letërnjoftim dhe dëshmi të shtetësisë. Me fjalë të tjera, një person që merr pasaportën e re tashmë ka nënshtetësinë dhe kështu është i integruar”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga rreth 15 organizata, mes tyre edhe Nisma e Re Sociale.

Një tjetër reagim i hapur nga të 2 palët pasoi më 24 nëntor, ndërsa për këtë javë u thirr një takim i përbashkët, në të cilin sektori civil shqiptar dhe ai serb do të bisedojnë për çështjet e diskutueshme.

A është Administrata Koordinuese institucion paralel?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i bëri thirrje BE-së që dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës, t’i trajtojë si të paligjshme.

Jovana Radosavleviq, nga Iniciativa e Re Sociale, thotë se KE-ja duhet të konkludojë nëse Administrata Koordinuese është institucion i paligjshëm ose jo, por nënvizon se, aktualisht, ajo është i vetmi organ që mund të lëshojë pasaporta për qytetarët serbë që banojnë në Kosovë, apo për personat e zhvendosur nga Kosova.

“Nëse ky organ do të shfuqizohej, këta shtetas do të privoheshin nga të drejtat e tyre, në kuptimin që nuk do të mund të udhëtojnë, edhe pse kjo pasaportë (e lëshuar nga Administrata Koordinuese) kërkon ende vizë”, thotë ajo.

Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Administrata Koordinuese është një mekanizëm i paligjshëm dhe se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Gabimi apo praktika jo e duhur e Komisionit Evropian në vitin 2009, nuk mund të legjitimohet dhe legalizohet. Ky mekanizëm, të cilin Komisioni Evropian e ka pranuar si zgjidhje politike, nuk mund të pranohet dhe nuk duhet të legjitimohet në vitin 2023”, thotë Miftaraj.

Ai shton se Administrata Koordinuese për dhënien e pasaportave për qytetarët që jetojnë në Kosovë ekziston për shkak se BE-ja nuk e ka detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën dhe të ofrojë një zgjidhje praktike pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në vitin 2009, Serbia ka formuar Administratën Koordinuese si organ të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme për lëshimin e pasaportave për qytetarët me vendbanim në Kosovë. Ky, në fakt, ka qenë kusht i BE-së që Serbia ta merrte liberalizimin e vizave, me shpjegimin se, në të kundërtën, ka rreziqe sigurie që kanë të bëjnë veçanërisht me migracionin ilegal.

Deri atëherë, pasaportat serbe lëshoheshin nga drejtoritë policore për qytetet e Kosovës, si ajo në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e kështu me radhë.

Këto administrata policore nuk përmenden në pasaportat e Administratës Koordinuese, por vetëm thuhet se dokumenti është lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë

 

Tags: Bashkimi EvropianEhat MiftarajPasaporta serbe
Postimi i mëparshëm

Rama në ditën e çlirimit nga fashizmi: Urime të gjithë shqiptarëve

Postimi tjetër

Kapet në flagrancë grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen 6 të dyshuar

Të ngjajshme Postime

Kurti nga Franca: Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike
KRYESORE

Kurti nga Franca: Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike

29 October 2025
Osmani takohet me presidentin bullgar, flasin për heqjen e masave dhe statusin e vendit kandidat
KRYESORE

Osmani takohet me presidentin bullgar, flasin për heqjen e masave dhe statusin e vendit kandidat

29 October 2025
Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri
KRYESORE

Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

28 October 2025
Supremja vendosi në favor të veteranëve kundër Ministrisë së Financave, OVL: Fitore e drejtësisë dhe e ligjit
KRYESORE

Supremja vendosi në favor të veteranëve kundër Ministrisë së Financave, OVL: Fitore e drejtësisë dhe e ligjit

28 October 2025
Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar
KRYESORE

Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

28 October 2025
Jasharaj: Kurti nuk bëri asnjë gabim që s’e propozoi Nagavcin për ministre
KRYESORE

Jasharaj: Kurti nuk bëri asnjë gabim që s’e propozoi Nagavcin për ministre

28 October 2025
Postimi tjetër
Kapet në flagrancë grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen 6 të dyshuar

Kapet në flagrancë grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen 6 të dyshuar

Lajmet e fundit

Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada

Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada

29 October 2025
Kurti nga Franca: Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike

Kurti nga Franca: Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike

29 October 2025
SHBA-të u përpoqën të kapnin Maduron e Venezuelës duke i dhënë ryshfet pilotit të tij

SHBA-të u përpoqën të kapnin Maduron e Venezuelës duke i dhënë ryshfet pilotit të tij

29 October 2025
“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane

“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane

29 October 2025
Osmani takohet me presidentin bullgar, flasin për heqjen e masave dhe statusin e vendit kandidat

Osmani takohet me presidentin bullgar, flasin për heqjen e masave dhe statusin e vendit kandidat

29 October 2025
Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

28 October 2025
Netanyahu urdhëroi sulme të ashpra në Gaza, fajëson Hamasin

Netanyahu urdhëroi sulme të ashpra në Gaza, fajëson Hamasin

28 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu