Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kanë diskutuar rreth Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024 së bashku me Institucionet e Agjencionet, veprimtaria e të cilave lidhet me aktivitetet e këtij komisioni, raporton InLajmi.
Në këtë diskutim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) , të cilët u shprehën të kënaqur me ndarjen buxhetore për vitin 2024 për sa i përket projekteve kapitale.
Ndërkohë ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Farku Regjaj tha se pavarësisht miratimit të projekteve, buxheti për pagat nuk ishte i mjaftueshëm.
“Sa i përket projekt-buxheti këtë vit se paku deri me tani KPM është bukur e kënaqur ne aprovimin e gjitha projekteve kapitale që ka pasur. Kanë qenë tri kërkesa të tirja janë aprovuat. Të pagat e shtesa, kemi aprovim në vetëm 5 pozita për këtë vit. A janë mjaftueshme, nuk janë të mjaftueshëm”, tha ai.
Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri u shpreh se kërkesa e shtimit të stafit është investim kapital dhe duhet të trajtohet, ndërsa theksoi se edhe 5 pozita që janë miratuar është në rregull.
“Unë e lexova kërkesën e pashë se keni kërkesë për staf. Është e detajuar se për çka ky staf është për vlerësimin tim investim kapital, sepse te ju njerëzit e kryejnë punën. Kërkesa për staf është investim kapital dhe duhet që të trajtohet. Nuk ka rishikim. Ta shohim se a ka mundësi që këta të reduktojnë 5 qenkan mirë”, tha ai.
Ndërkohë Regjaj u shpreh se kërkesa për rritje të numrit të stafit ka ardhur për shkak se punëtorët aktual janë duke marrë detyra shtesë. /InLajmi/