Askush nuk mund ta mendonte një ecuri kaq negative, por Milani është thuajse jashtë Champions League. Kuqezintjë u mposhtën në San Siro nga Dortmundi, i cili arriti të shënonte 3 gola, ndërsa administroi mirë të 2 pjesët.
Giroud në një natë për t’u harruar shpërdoroi rastin e artë për të kaluar në avantazh vendasit, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Fati do të kthehej në favor të miqve nga Drtmundi, të cilët zhbllokuan rezultatin me penalltinë e ekzekutuar saktë nga veterani Reus.
Chukwueze solli barazpeshën, ndërsa në vijim Bynoe Gittens dhe Adeyemi vulosën triumfin 1-3.
Në sfidën tjetër të këtij grupi PSG barazoi me Newcastlen, me miqtë që shënuan të parët me Isak.
Në pjesën e 2-të, një penallti shumë e kontestuar u kthye në gol nga Mbappe për të regjistruar shifrat 1-1.
Kampionët në fuqi të Manchester Cityt përmbysën Leipizgun nga 0-2 në 3-2, në një supersfidë që krahas golave prodhoi spektakël dhe konfirmoi supermacinë e anglezëve, shkruan euronews.al.
Në përballjet e tjera, Barcelona Porton, Atletiko Feyenoordin, Lazio Celticun, Shakhtari Antwerpin dhe Young Boys Crvena Zvezdan.