Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vazhdon me shpërfaqjen e gjeturave të Komisionit Evropian në Raportin e Progresit për Kosovë, ndërsa ka ngritur shqetësimin e tij për dështimin e punës së legjislativit, përcjell InLajmi.
Bazuar në të gjeturat e raportit, Krasniqi, shprehet se pushteti ka dështuar edhe në Kuvend, në seanca e komisione.
Ai gjithashtu vuri në theks se dështimi i kësaj legjislature vjen edhe për faktin e kalimit të ligjeve që dalin të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.
Krejt në fund Krasniqi shprehet:“ Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët”
Postimi i plotë i tij:
Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët! #Regres/InLajmi/