Një serb është arrestuar në fshatin Zhetkovc të Zveçaniti cili dyshohet për 2 vepra penale kontrabandim me mallra dhe dëmtim të vulave zyrtare më 10-11 nëntor.
Kjo u bë e ditur nga policia, ku ndër të tjera theksohet se i dyshuari ka rezultuar të jetë i kërkuar nga INTERPOLI.
“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/