Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendi Glauk Konjufca me rastin e 28 nëntorit bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, raporton InLajmi.
Pas homazheve dhe nderimit në Memorialin që shënon edhe historinë e re të Kosovës,presidentja Osmani tha se në këtë ditë po festohen3 festa, Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja për herë në skenë e UÇK-së.
“Kjo ditë tha ajo na e kujton çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj.Kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi për atë që kanë bërë të gjithë heronjtë”, tha presidentja.
E para e shtetit gjithashtu u shpreh se nderimi për Familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm.
“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje, si familjen Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e parë të publike e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë. Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, deklaroi presidentja Osmani.