• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Zgjim i hidhur për BE, trendi i populizmit në rritje

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
27 November 2023
në Bota
0 0
0
Kurti thotë nuk ka marrë ftesë, Bashkimi Evropian e konfirmon të kundërtën
0
SHPERNDARJE
86
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije në zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm.

A mundet që partitë euroskeptike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm Europian? Për politikanët europianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Wilders është një zile alarmi.

Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Ajo e quan “GeertWilders një rrezik serioz për Europën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon.”

Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem “së bashku dhe shpejt”, me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.

Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t’i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber “nëse shtetet e BE nuk e vënë nën kontroll krizën e migracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai.” Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e bën Frans Timmermans ai thellon përçarjen në shoqëri.

Hartleb: Populistët e djathtë në trend europian

Për Florian Hartleb, drejtor i Institutit Studimor Europian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë, EICTP nuk është gjë e re që zgjedhjet europiane janë zgjedhje proteste, çështja që shtrohet është nëse është e mundur të fillojnë kundër-projekte ndaj populizmit të djathtë. Kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin. Sipas Hartleb

“është një trend europian, sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit…kjo është një zile alarmi për ne, tema e migracionit, duhet të zgjidhet” u shpreh ai për radion gjermane, ndr.

Zëvendëspresidetja e Parlamentit Europian, dhe kandidatja e emëruar e SPD-së, Katarina Barley e shikon si pikë shqetësuese normalizimin e fenomenit të nacionalistëve të djathtë në Europë. “Ne duhet të mësojmë, se politika që nxitet nga urrejtja dhe përjashtimi nuk duhet normalizuar asnjëherë”, tha Barley për Rheinische Post.

Brohorima tek populistët

Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AfD në Magdeburg u tha qartë se “askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Europian”. Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d’Italia.

Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle “El Pais” të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm, shkruan Deutsche Welle.

“Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë., Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë….Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Europë. …Rritja e ultra të djathtëve në Europë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor”, analizon “El Pais”.

 

Tags: Bashkimi EvropianFlorian HartlebGeert Wilders
Postimi i mëparshëm

Ministret Nagavci dhe Haxhiu u bëjnë thirrje nxënësve të raportojnë dhunën

Postimi tjetër

Krasniqi: Qeveria po eliminon konkurrencën

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Krasniqi: Qeveria po eliminon konkurrencën

Krasniqi: Qeveria po eliminon konkurrencën

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu