Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin e statistikave të remitancave dhe institucioneve të tjera financiare për muajin tetor 2023, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se këtë vit remitancat kanë pasure një rritje prej 10,9% në krahasim me të njëjtën periudh të vitit të kaluar.
Në këtë raport thuhet se vlera e dërgesave nga mërgata ka arritur në 1,2 miliard euro.
Postimi i plotë:
BQK publikon statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023
Remitancat arritën vlerën e 1 miliard e 11.9 milionë euro, rritje prej 10.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak
Vlera e remitancave, sipas vlerësimeve, për tetor 2023 ishin 110.5 milionë euro
Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 60.4%, kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%
Asetet e kompanive të sigurimit arritën vlerën e 300.4 milionë eurove
Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji ishin 2.60 miliardë euro
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove /InLajmi/