Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova është ndaluar sot në pikën kufitare Serbi-Kroaci gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.
“Arsyeja e ndalesës së tij ishte se me vete e kishte kartelën e babait si veteran i UÇK-së” ka thënë Smakiqi për Indeksonline.
Lajmin për lirimin e ka konfirmuar edhe vëllau i Kushtrimit, Çlirimi.
“Po vëllau është duke ardhur në shtëpi, është liruar” ka thënë ai për Indeksonline.