Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë se gati çdo natë rajone të shumta të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se këto janë pasojat e anulimit të termocentralit të ri.
Haradinaj ka kërkuar masa të menjërëshme sepse sipas tij Kurti nuk ka asnjë justifikim ta lejojkëtë gjendje
Postimi i plotë i tij:
Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua, a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?

Kryeministër, merr masa, sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit (Serbisë)!? /InLajmi/