Boksieri Ardian Krasniqi, nipi i njohur i ikonës së boksit Luan Krasniqi, ka vazhduar të ruajë trashëgiminë e familjes në botën e boksit me shfaqje të jashtëzakonshme në ring.
Pas një dueli emocionues të zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, Krasniqi doli triumfues ndaj kundërshtarit të tij Gabor Detre, duke treguar aftësi dhe forcë të qëndrueshme.
Luani është shprehur tejet i lumtur për nipin e tij, duke evidentuar edhe formën e tij në tetë duele e tij të para.
“Lufta e 8, fitorja e 8. Urime për nipin tim Ardian. Vetëm kështu vazhdo”, ka shkruar Luan Krasniqi