Janë bërë 2 muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën 2 policë të tjerë.
Ekipi i RTK-së ka zhvilluar një reportazh rreth kufirit me Serbinë dhe sjell nga atje vështirësitë, sidat dhe përkushtimin që japin çdo ditë forcat e rendit dhe ato të KFOR-it për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë.
Në veri tashmë është shtuar numri i paqeruajtësve të KFOR-it, ndërsa Serbia nuk është ndëshkuar për këtë sulm, pasi autoritetet vendore e ndërkombëtare e mbajnë përgjegjës për këtë sulm.
.