Nenad Çanak ka thënë se serbët në Kosovë po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe KOS, sikurse edhe në BiH, përcjell InLajmi.
Ish-politikani i Serbisë, thekson se edhe në BiH, kontrabanda e armëve për kampet ruse kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa po kështu janë armatosur edhe serbët në Mal të Zi .
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi “patriotiK” kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës., Tanket e APJ-së në vitin 1991 janë nën dritën e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, shprehet ish politikani serb Nenad Çanak.