Gjykata Kushtetuese të premten publikoi aktgjykimin për Ligjin lidhur me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ligj i cili ishte dërguar në Kushtetuese nga 10 deputetë të Lidhjes Demokratike e Kosovës LDK, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës thuhet se në rastin KO 173/22, me parashtrues Arben Gashi dhe 9 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëzëri ka vendosur të shpallë kërkesën e pranueshme.
Aktgjykimi fillimisht sqaron që, Ligji i kontestuar rregullon caktimin e masave të përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg dhe mënyrën e zbatimit të tyre ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik, në mënyrë që të eliminohen efektet e rritjes së çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg. I njëjti, ndër tjerash, përcakton shkaqet në kuadër të të cilave mund të vendosen masat e përkohshme mbrojtëse./InLajmi/
Në linkun më poshtë mund ta lexoni aktgjykimin e plotë