Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vazhdon me shpërfaqjen e të gjeturave nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ndërsa këtë herë ai është ndalur tek rritja e çmimeve, kreditë e qytetarëve e rritja e normave të interesit, raporton InLajmi.
Krasniqi duke u bazuar në Raportin e Progresit, Krasniqi është shprehur se “mbi 650.000 qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive”
Kjo goditje e qytetarëve, sipas Krasniqt është reflektim i mospunës së qeverisjes aktuale e cila nuk shënon përparim.
Postimi i plotë i tij:
Mbi 650.000 qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive!#Regres/InLajmi/