Tenisti serb, Novak Gjokoviq para ndeshjes në Britaninë e Madhe, u prezantua me këngë nacionaliste për Kosovën, për çka pati reagime të shumta, përcjell InLajmi.
“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, ishte njëra nga fjalitë e tekstit të këngës që u prezantua nga ai.
Ndaj kësaj çasje nacionaliste pati reagime të shumta në Kosovë, ndërsa nuk mungoi as reagimi i ish-ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi.
Ai e quan të neveritshme prezantimin e tillë nga ana e Gjokoviqit, ndërsa pyet se pse lejohet një këngë e tillë në garë tenisi.
“Pse Davis Cup lejon një këngë të tillë në një garë tenisi, a e dini tekstin? E neveritshme”, shprehet Selimi.