Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ndihet i nderuar që Ditën e Falënderimeve e ka kaluar me ushtarë amerikanë në kampin Bondsteel dhe atë Camp Nothing Hill, si dhe me mysafirë të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ambasadori Hovenier shprehu falënderime për marrëdhëniet e forta e të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së.
“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë. Falënderime për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, është shprehur ambasadori Hovenier./InLajmi/