Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganinete Musliu, shprehet e shqetësuar me vendimin e Gjykatës Speciale për ndalimin në fundjavë telefonatat dhe vizitat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton InLajmi.
Ajo kërkoi që për vendimin e tillë duhet ta thotë fjalën e vete edhe Kuvendi i Kosovës.
“Sot dua të shpreh shqetësimin tim për vendimi e ndalimit të vizitave dhe telefonatave nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së, e cila po bën çdo veprim për të mbuluar dështimin e tyre.Ne bashkërisht duhet që të reagojmë kundër këtij vendimi. Ky Kuvend e ka votuar këtë gjykatë dhe do duhej që të reagonim kur shkelen të drejtat e tyre”, tha deputetja Musliu.

Ndryshe, edh zyrtarisht janë zbuluar arsyet pse Gjykata Speciale e Hagës i ka ndaluar vizitat dhe telefonatat për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim. Sipas një parashtrimi thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë./InLajmi/