Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus”, ka thënë se sipas burimeve të tij, ata që e kryen grabitjen e armatosur në Suharekë janë të njëjtë me një grabitje të mëhershme në Ferizaj, ku u shpërthye bankomati i një banke.
Mehmetaj tha se dyshohet se grabitësit janë shqiptarë nga Kosova, dhe disa janë liruar rishtazi nga burgu.
Po ashtu sipas tij disa prej tyre kanë luftuar jashtë Kosovës e pastaj janë kthyer përsëri këtu.
“Policia ka dyshime se bëhet fjalë për grupin e njëjtë në Ferizaj. Po dyshohet se janë shqiptarë të Kosovës, një pjesë janë persona që janë liruar rishtazi nga burgu edhe me të kaluar kriminale. Një pjesë po dyshohen që janë shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftëra jashtë Kosovës, e tash janë kthyer për shkak të përqendrimit të situatës në veri”, tha ai.