Kuvendi i Kosovës me fillimin e seancës me një minutë heshtje nderoi Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes, raporton InLajmi.
Xhemajl Mustafa, ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
Edhe pas 23 viteve nga vrasja e tij, ende nuk janë identifikuar autorët e këtij atentati, ndonëse kjo ngjarje kujtohet çdoherë ku bëhet thirrje e vazhdueshme për kapjen e autorëve dhe dënimin e tyre nga organet e drejtësisë. Kjo vrasje, cilësohet të ketë pasur motive politike dhe nuk ishte vrasja e vetme pas luftës, ndërsa cak ishin perosnalitete e LDK-së./ InLajmi/