Kuvendi i Kosovës, pas një “bllokade” të gjatë e shumë tentimesh të enjten arriti të kalojë disa marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo pasi deputetët e AAK-së votuan ato duke i’a mundësuar kështu partisë në pushtet kalimin e tyre, përcjellInLajmi.
E për këtë “zhbllokim” reagoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se marrëveshjet e miratuara i sjellin dobi gjithë vendit.
“Lajm i mirë për Kosovën! Më në fund drita jeshile për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi” u shpreh ambasadori Rohde.