Përpara armëpushimit që fillon të zbatohet të premten, forcat izraelite kanë shtuar sulmet në Gaza, duke lënë kështu dhjetëra palestinezë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.
Avionët luftarakë të Izraelit goditën lagjen Sheikh Nasser në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, duke vrarë të paktën 5-së persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Në mesin e të plagosurve është një fotoreporter.
Të paktën 10 të tjerë u vranë kur forcat izraelite sulmuan një shtëpi banimi në lagjen Sheikh Radwan në Gazën veriore.
Sulme të tjera janë raportuar gjithashtu në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore.
Sulmet ajrore izraelite goditën gjithashtu:
Të paktën 11 ndërtesa banimi në lagjen Zeitoun.
Qytetin Bani Suhaila në lindje të Khan Younis, raporton Al Jazeera.
Të paktën 4 shtëpi në lagjet al-Daraj dhe al-Tufah në qytetin e Gazës, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 9 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia, në Beit Lahia dhe Beit Hanoun.