Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe strukturat e degës kanë bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij, si prijetar i shumë proceseve, mik i ngushtë i ish-presidentitIbrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Kryetari Abdixhiku, ndërsa nderon atë, shprehet se veprimtari Xhemail Mustafa ishte ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.
Tutje kryetari Abdixhiuku është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe strukturat e degës kanë bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Kryetari Abdixhiku, veprimtarin e madh Xhemail Mustafa e cilësoi ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.
‘’Xhemail Mustafa ishte pijetar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar kryetari Abdixhiku.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.
Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!